Flash News

E-TJERA

Shkruan në Zvicër për të shitur kokainë, burg për 2 vëllezërit shqiptarë

Shkruan në Zvicër për të shitur kokainë, burg për

Dy vëllezër shqiptarë janë dënuar me burg në Zvicër, pasi janë kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Mediet e huaja bëjnë me dije se shqiptarët 40 dhe 40-vjeç, kishin hyrë ilegalisht në territorin e Ticino-s ku edhe kishin nisur të zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal.

Ata u kapën me 80 gram kokainë në masën 80% të pastër, që sipas hetuesve do të përzihej dhe do të shërbente për prodhimin e një numri më të madh të dozave.

Një sasi tjetër më e vogël kokaine iu sekuestrua gjatë kontrollit, por ata deklaruan se e kishin për përdorim vetjak.

Gjykata vendosi t'i dënojë me 15 dhe 13 muaj burg respektivisht, si dhe 7 vite dëbim nga Zvicra. Identitetet e tyre nuk bëhen me dije.

Të fundit