Flash News

E-TJERA

Shkrumbohet "Benz"-i në Shëngjin, dy vajzat arrijnë të dalin në kohë nga mjeti

Shkrumbohet "Benz"-i  në Shëngjin, dy vajzat arrijnë

Një automjet tip Benz është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në rrugën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Mjeti në pronësi të Adriatik Çalës u përfshi nga zjarri sapo ishte parkuar në afërsi të banesës dhe ishte e ndezur. Brenda automjetit ishin dy vajzat e familjes, të cilat arritën të dalin pa marrë lëndime.

Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve. Dyshimet e para janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt në automjetin tip Benz.

Të fundit