Flash News

E-TJERA

Shkrumbohet gjatë natës mjeti i kandidatit të PS-së për Bashkinë e Hasit

Shkrumbohet gjatë natës mjeti i kandidatit të PS-së për
Në foto/ Mjeti i djegur i Mulajt

Është djegur gjatë natës makina e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit, Beqir Mulaj.

Dyshohet se mjeti i Mulajt është djegur qëllimisht. Incidenti vjen vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa mjeti i Mulajt ka qenë në garazhd. Si pasojë e zjarrvënies makina është shkrumbuar e gjitha.

Halit Mulaj ose Beqir Mulaj u denoncua nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për blerje votash, pasi kapi djemtë e Mulajt duke shpërndarë pako ushqimore nga rezervat e shtetit.

Mulaj asokohe tha se ushqimet shpërndaheshin në kuadër të Natës së Kadrit dhe mohoi akuzat për shit-blerje votash.

Të fundit