Flash News

E-TJERA

Shkrumbohet makina në autostradën Vlorë-Fier

Shkrumbohet makina në autostradën Vlorë-Fier

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në autostradën Vlorë-Fier.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Panaja, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.  Shoferi ka arritur të dalë nga mjeti pa dëmtime edhe pse ky i fundit është shkrumbuar thuajse totalisht.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt teknik. Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.

Të fundit