Flash News

E-TJERA

Shkrumbohet në ecje BMW-ja në autostradën Fier-Lushnje

Shkrumbohet në ecje BMW-ja në autostradën Fier-Lushnje
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa lëvizte në autostradën Fier-Lushnje, afër vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”.

Mjeti tip “BMW” është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar tërësisht. Drejtuesi i mjetit bashkë me dy familjarë kanë arritur të dalin pa pësuar asnjë lëndim.

Dyshohet që flakët të jenë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik. Policia ka disiplinuar trafikun e gjatë që ishte krijuar si pasojë e ngjarjes ndërsa po punon për zbardhjen e rrethanave.

Të fundit