Flash News

E-TJERA

Shkrumbohet nga flakët autobusi në Kukës

Shkrumbohet nga flakët autobusi në Kukës

Një autobus është përfshirë nga flakët në Kukës. Policia bën me dije se autobusi ishte në pronësi të një 62-vjeçari banues në Tiranë dhe dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë hedhja e një sasie lëndë djegëse benzinë.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

“Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit