Flash News

E-TJERA

Shkuan për ekspeditë në Pogradec, përfundojnë në spital dy nxënëse; policia jep detajet e para

Shkuan për ekspeditë në Pogradec, përfundojnë në
Foto ilustruese

Dy nxënëse që kishin shkuar për ekspeditë në Pogradec kanë përfunduar në spital. K. Sh dhe Xh. S dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Kështu bën me dije policia, ndërsa shton se dy 13-vjeçaret kishin ngrënë drekë në një lokal në fshatin Tushemisht.

Ato po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Më datë 29.05.2021, rreth orës 16:55, në Spitalin e Pogradecit, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetaset K. Sh. dhe Xh. S., 13 vjeçe, pjesëtare të një ekspedite mësimore nga Tirana, që dyshohet se mund të jenë helmuar duke drekuar në një lokal në fshatin Tushemisht, Pogradec, të cilat aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit