Flash News

E-TJERA

Shkuan për të pirë kafe, por ekspresi ishte i fikur. Si nisi sherri që përfundoi me dy viktima në Durrës?

Shkuan për të pirë kafe, por ekspresi ishte i fikur. Si nisi

Flori Paluçi dhe Aranit Kurti mbetën viktima të një sherri për motive të dobëta në Durrës.

Konflikti nisi në ambientet e një lokali ku dy të rinjtë, Aranit Kurti dhe Daniel Pepa, kishin shkuar për për të konsumuar kafe. Kamerieri i lokalit i kishte thënë të rinjve se ekspresi ishte i fikur.

Dyshohet se në këtë moment ka nisur sherri pasi në debat ka ndërhyrë Flori Paluçi duke shkaktuar një përplasje mes tyre.

Konflikti ka vijuar kur Flori Paluçi ka nxjerrë armën dhe ka lënë të vdekur Aranit Kurtin. Paluçi është qëlluar më pas nga Daniel Pepa dhe ka ndërruar jetë.

Pepa është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Të fundit