Flash News

E-TJERA

Shkuan për të vjedhur, dhunohet në banesën e tij 54-vjeçari në Fier

Shkuan për të vjedhur, dhunohet në banesën e tij

Disa persona kanë dhunuar një 54-vjeçar në banesën e tij në fshatin Baltëz. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se personat ende të paidentifikuar, kishin shkuar për të vjedhur.

Policia thotë se ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.

Njoftimi i plotë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Baltëz, shtetas ende të paidentifikuar kanë hyrë për të vjedhur në banesën e shtetasit S. B., 54 vjeç, ku kanë ushtruar dhunë ndaj 54-vjeçarit dhe nuk kanë vjedhur asgjë.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. B. po merr asistencë mjekësore, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për rastin, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, disa shtetas që po merren në pyetje, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili vijon punën intensive, në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të fundit