Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Berishën po e gjykon gjyqtarja që s’ka pasur të drejtë të lëvizë në BE

Shkullaku: Berishën po e gjykon gjyqtarja që s’ka pasur të

Analisti Armand Shkullaku ka komentuar denoncimin e mediave greke se gjyqtarja Irena Gjoka-Shpata-Maneku është dënuar në Greqi për falsifikim dokumentesh dhe për 12 vite e ka pasur të ndaluar që të lëvizë në hapësirën e BE-së.

I ftuar në Syri tv, SHkullaku thotë se kreun e PD, Sali Berisha po e gjykon një gjyqtare që s’ka pasur të drejtë të lëvizë në BE.

‘Ajo që është më e rëndë them unë, nëse kjo është e vërtetë, drejtësisë së re i hiqet edhen një tullë tjetër e rëndësishme, që ka qenë procesi i vetingut.

Ne e kemi thënë që këtë proces shumë njerëz e kanë kaluar në mënyrë të padrejtë, shumë janë djegur me të padrejtë. Mediat franceze thonë se janë eliminuar ata që konsideroheshin si kundërshtarë potencial të kryeministrit dhe janë promovuar disa të tjerë që janë marrë në oborrin e rilindjes.

Gjyqet në Shqipëri po bëhen me porosi politike. Po u vihet kapak inceneratorëve, vjedhjeve të votës etj. Kjo e lëkund shumë besimin tek drejtësia e re.

Kemi rastin Beleri, ku shteti grek u investua në Bruksel, por do të ketë dhe raste të tjera, ku do të vërtetohet ajo që kemi kaq kohë që e themi.

Ne kemi diskutuar rastin e zotit Berisha. Por që kur Sali Berishës iu vunë detyrim paraqitje pa kaluar në parlament, kur i vunë gjyqtare dikë që ai e kishte shkarkuar, që kur i caktuan avokatë kryesisht militantë të çmendur të PS-së, që kur e vendosën në arrest dhe mos lejimin në parlament, kuptohet se gjithë ky sistem në mënyrë po kaq më të tmerrshme është edhe procesi Beleri.

Irena Gjoka për ironi të fatit, del si simbol i këtyre dy çështjeve që janë turpi i drejtësisë së re. Dhe ky është simboli që e drejton një njeri që për 12 vite nuk ka pasur të drejtë të lëvizë në hapësirën Shengen për shkak të falsifikimit të dokumenteve’, tha Shkullaku.

Të fundit