Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Dy janë shtyllat që SPAK nuk po i prek dot

Shkullaku: Dy janë shtyllat që SPAK nuk po i prek dot

Analisti Armand Shkullaku ka treguar dy shtyllat që sipas tij SPAK nuk po i prek dot.

I ftuar në Syri tv, sipas Shkullakut, ato janë krimi elektoral dhe korrupsioni i nivelit të lartë.

‘Janë dy shtylla që SPAK nuk po guxon ti prekë.

Kur flas për kontroll politik të SPAK, nuk nënkuptoj se Rama e merr në telefon Altin Dumanin, por është një autocensurë, autokontroll që SPAK ka ndaj pushtetit absolut  që ka kryeministri.

E kush është kjo që ata nuk prekin dot kurrë.

Një është procedurat që kanë prodhuar abuzimin me miliona euro. Pra nuk shkohet tek procedura.

Dhe e dyta është krimi zgjedhor. Të dyja këto SPAK nuk ka guxuar ti prekë.

SPAK nuk ka asnjë shqetësim, nëse këta elementë kriminalë, nëse këta përdoren për të ndrushuar vullnetin e zgjedhjeve në Shqipëri, ky është krimi më i rëndë që i bëhet republikës.

Pra nëse bien zgjedhjet dhe SPAK i ka provat, ka bisedat telefonike se si janë përdorur këta elementë nga PS, atëherë dy janë elementët që kanë cënuar sigurinë e Shqipërisë.

Zgjedhjet e para dhe e dyta, korrupsioni i nivelit të lartë, sepse ne e dimë se korrupsioni i nivelit të lartë për çfarë bëhet.

Ku shkojnë lekët e 5D, në fushtatë, lekët e inceneratorëve, në fushatë.

Pra si përdoren këto, sipas motos së Edi Ramës, vjedhim Shqipërinë, për të vjedhur vota dhe vjedhim vota për të vjedhur Shqipërinë.

Është pikërisht kjo skemë për të cilën SPAK u krijua. Ky ishte qëllimim, krimi i organizuar dhe korrupsioni i nivelit të lartë. Nëse SPAK nuk merret me këto, por merret me familjarë, ke blerë e ke shitur kaq, është banalitet’, tha Armand Shkullaku 

Të fundit