Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Me votën e diasporës është bërë kasaphanë

Shkullaku: Me votën e diasporës është bërë

Analisti Armand Shkullaku e ka cilësuar procesin e votimit nga diaspora një kasaphanë.

I ftuar në Syri tv, Shkullaku tha se këto vota kanë qenë të pakontrolluara. Ai dha shembuj, ku sipas tij ka pasur 200 fletë të palosura dhe të firmosura nga e njëjta dorë.

‘Me votën e diasporës po rezulton se është bërë një tjetër kasaphanë. Nuk është pyetur as për kontratën, nuk janë kontrolluar as si kanë votuar, as si kanë mbushur fletët e votimit.

Aty dolën që ishin 200 fletë të palosura dhe të firmosura nga njëra dorë.

Dua të them që opozita duhet të jetë e qartë në këtë gjë, ka hyrë në një betejë që mund të zgjasë, që duhet të bëjë të gjitha format e rezistencës.

Nuk mund të hysh në një betejë duke u thënë njerëzve se do të fitojmë, edhe pse e di se nuk fiton dot.

Në 2021, u vodh, u shkatërrua, u morën në mënyrën më të pabesë votat. Unë e quaj gabimin dhe tmerrin e Edi Ramës, duke ndryshuar Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme, duke shkelur çdo rregull loje, edhe në kundërshtim me rekomandimet e OSBE e Komisionit të Venecias, shumë më të rëndë se sa faktin se, vetë iku nga parlamenti’, tha Shkullaku. 

Të fundit