Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Nëse SPAK-un do ta drejtojnë amerikanët Rama s'do ta bëjë gjumin të qetë

Shkullaku: Nëse SPAK-un do ta drejtojnë amerikanët Rama s'do

Analisti Armand Shkullaku komentoi përplasjet Rama-Kim për drejtuesin e ri të SPAK-ut. 

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Shkullaku u shpreh se nëse SPAK-un do e drejtojnë amerikanët, as Edi Rama dhe askush nuk mund ta bëjë gjumin e qetë.

"Jemi këtu për shkak nga shpejtësia për të mbyllur një detyrë dhe për ta quajtur këtë si një histori suksesi jo vetëm të Kim por dhe ambasadorëve të BE-së, këtu janë mbyllur sytë, kemi një mostër reformë.”-tha Shkullaku.

Gazetari deklaroi më tej se ambasadorja e SHBA tashmë ka kuptuar që i kanë dhënë një pushtet që s'duhej Edi Ramës në drejtësi.

"Rama është më i fortë se ata që e mbështetën dje. Mbështetja e dytë që bënë amerikanët që jemi në këtë gjendje, ishte mbyllja e syve para akteve të paprecedenta, nuk thanë asnjë fjalë kur Edi Rama bëri zgjedhje lokale vetëm me një parti. Nëse SPAK-un do e drejtojnë amerikanët, as Edi Rama dhe askush nuk mund ta bëjë gjumin e qetë", -tha Shkullaku.

 

Të fundit