Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Rama e ka caktuar kush do të jetë presidenti i ri

Shkullaku: Rama e ka caktuar kush do të jetë presidenti i ri

Analisti Armand Shkullaku deklaron se kryeministri Edi Rama e ka zgjedhur emrin e presidentit të ri, pavarësisht procesit të nisur.

I ftuar në ‘Opinion’, Shkullaku thotë se s’mund të kemi një pushtet autoritar që shkon drejt konsensusit.

Shkullaku: Rama e ka caktuar presidentin. Sigurisht që ai do e zgjedhë me mendjen e tij se s’mund të kemi një pushtet autoritar që shkon drejt konsensusit.

Rama nuk donte presidentin e federatës futbollit dhe jo më presidentin e republikës. Më vjen keq në këtë proces është se cdo gjë që prek Rama degradon sa në bën një vend qesharak.

Le ta bëjmë si Greqia, e propozon opozita që mos të jetë politikan aktiv. Farsa arrin kulmin kur i bën thirrje popullit që të votojnë me e-mail emrin e presidentit. Degradon deputetët e vet, popullin, institucionet dhe në dorë e ka vetë. Kjo bëhet për të spostuar vëmendjen nga skandalet e inceneratorëve që në një vend normal do binte.

Rama bëri koalicion me Metën në 2013 dhe e bëri president, ministrat e LSI i mori në qeverinë e vet. Në fund do kemi president atë që ka zgjedh Rama.

Të fundit