Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Rama i izoluar politikisht, me “CV” hetimesh dhe pa peshë ndërkombëtare

Shkullaku: Rama i izoluar politikisht, me “CV” hetimesh dhe pa

Gazetari Armand Shkullaku komentoi sfidat me të cilat po përballet kryeministri Edi Rama, duke përfshirë situatën në kabinetin e qeverisë dhe denoncimet për korrupsion.

I ftuar në Syri tv, ai tha se Rama përballet me një realitet kompleks politik dhe institucional, i cili ndikon në pozicionin e tij ndërkombëtar.

‘Ajo fytyra e Ramës atje, ndërkohë që Dash Sula flet për vizionin, është emblematike. Domethënë, se di unë s'e kisha menduar kurrë ndonjëherë që do katandisej Edi Rama në këtë pikë. Mirë këta që mbledh mbetjet e opozitës e të tjerë e të tjerë, por t'i rri në krah dhe Dashit, kur Dashi flet për vizionin, për garën për t'u bërë pjesë e vizionit të Edi Ramës.

Çfarë do të thotë kjo? Kjo domethënë, sigurisht që, kur flasim për Edi Ramën pra, artistin,  shumëdimensional, intelektualin, njeriun me shije siç thotë Batoni, njeriun me një estetikë të jashtëzakonshme.

Njeriu që mahnit botën, që ndjell turistët e huaj të vijnë në Shqipëri. Domethënë kur e shikon me atë fotografinë ashtu në krah. Ti e kupton se çfarë halli ka Edi Rama i shkretë.  

Me të vetët mund të dalin se ata nuk i doli ai se ishin të ndershëm apo ishin kriminelë. Ata i dolën se ata kishin një funksion, merrnin vota. Po të përfundosh ke kuadrot e lëna të Partisë Demokratike dhe të shkosh dhe t'i promovosh se njeriu i vënë nga halli, mo se s'ka çfarë bën, se ata të vetët nuk i firmosin më. Gjysmat i ka në burg.

Unë doja të thoja që, po të mbanin mend edhe fundin e mandatit të dytë të Sali Berishës, pra në 2012-2013, kur flitet dhe për një izolim të Berishës e të tjerë e të tjerë, mbani mend që qeveria 2005-2008, çfarë kualiteti.

Në rastin e Ramës ka dhe faktor tjetër, janë burgjet plot. Tashi Rama çfarëdo që të bëjë, kudo që të shkojë, ai ka një CV nga mbrapa. Pra ka numrin dy të qeverisë që e ka marrë të pandehur për akuza shumë të rënda. E ka kërkesë për arrestimin atje.

Ka një zv/kryeministër tjetër që është në arrati, i cili, deri tani ka bërë gjithë denoncimet, pra është brenda llojit. Ka një varg me ministra, kryetarë bashkish e të tjerë e të tjerë që i ka po prapë të dënuar për korrupsion. Madje ka raste dhe për krim të organizuar. Kështu që shkon apo nuk shkon në Uashington për mua, do të vlejë vetëm për këtë debatin tonë të vogël.

Rama nuk shkoi as në Davos. Pamë që nuk ishte ky i vetmi lider. Të njëjtën letër mot-a-mot e kishin marrë nga Lukashenko deri dhe te Vjosa Osmani, pra që ishte dhe një vend ballkanik që u përfaqësua madje dhe në Davos, në aktin, në fotografinë, ajo është fotografia zyrtare e themelimit. Ky ka thënë që do shkoj në Uashington. Deri tani ka marrë një ftesë.

Atë ftesë që ka marrë Rama e kanë marrë po prapë të gjithë. Pra nuk është një gjë e veçantë, as siç thotë ai që mua më ka nisur Presidenti Trump një ftesë. Presidenti Trump ka nisur një ftesë për të gjithë vendet që deri tani kanë pranuar të jenë pjesë e bordit të paqes’, th

Të fundit