Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Rama shkoi në Kosovë për të bërë fotografi me Kurtin

Shkullaku: Rama shkoi në Kosovë për të bërë

Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Prishtinë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

I ftuar në Syri Tv, Shkullaku tha se Rama shkoi në Kosovë për të bërë një foto me Kurtin, por ky i fundit nuk ia dha këtë kënaqësi.

Shkullaku e konsideroi turp faktin që Rama nuk e takoi Vjosa Osmanin kur erdhi në Shqipëri.

“Aspekti folklorik, trial, kanunor që kur të vjen dhe hasmi në shpi hapi derën dhe turp i madh që nuk e  priti. Unë mendoj se nuk ka turp më të madh që bëri Rama me Vjosa Osmanin kur erdhi në Shqipëri.

Atëherë nuk kishte asnjë konflikt ose kohë krizës por vetë me faktin se Osmani vinte nga një parti me koalicion me Kurtin, bojkotoi edhe kuvendin në kohën që fliste presidentja dhe ky është një rast i paprecedent. Kjo është një sjellje prej rrugaçi dhe kjo është presidentja e parë që flet në kuvendin e Shqipërisë dhe bojkotohet nga Rama.

Rama shkoi në Kosovë për të bërë një fotografi me Kurtin, por kryeministri i Kosovës nuk ja dha këtë kënaqësi. Qëndrimi i Shqipërisë në këto rast është në dëm të Kosovës, Rama ka thënë të bëjmë një konferencë për Kosovës ashtu si do Vuçiç. Kosova nuk ka nevojë që Shqipëria të ishte ndërmjetësuese si Lajçak, por mbështetëse”, tha Shkullaku.

Të fundit