Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Rama shpërndau lajme të rreme se Kurti do të shpallet ‘non-grata’

Shkullaku: Rama shpërndau lajme të rreme se Kurti do të shpallet

Gazetari dhe analisti Armand Shkullaku komentoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj Kosovës, në një situatë delikate ku prej javësh vijojnë tensionet në veri.

I ftuar në Syri Tv, Shkullaku tha se anulimi i mbledhjes së përbashkët është një formë presioni ndaj Kurtit. Shkullaku nënvizoi deklaratën e Ramës për shpalljen "non-grata" të Kurtit, duke thënë se kryeministri shpërndau një lajm të rremë.

"Unë nuk e quaj sanksion anulimin e mbledhjes së qeverive po e quaj si presion sepse është në vazhdën e presioneve të vazhdueshme që Rama ka ushtruar ndaj Kurtit. Nisur nga rrethanat nuk prisja që Rama të bëj atë që bëri kryeministri kroat i cili u shpreh se për sa kohë që Serbia nuk e njeh Kosovën tensione të tilla do të vazhdojnë gjithmonë.

Ai ka shpërndarë dhe një lajm që Kurti do të shpallet non-gada, që Kosovës do ti ndodhin 1001  të zeza do të izolohet e këto fjalë ishin një javë përpara që Rama të deklaronte draftin e pa kërkuar asociacionit, një draft që nuk ishte i konsultuar me dy kryeministrave.

Nuk prisja nga Rama që të thotë mos i vendosni sanksione Kosovës së 90% e popullit kosovar janë pro SHBA, siç tha mos i  vendosni sanksione Serbisë se 90% e popullit është pro serb dhe kuptojeni dhe situatën e Vuçiç. Nuk prisja që të thotë që Kosova të dëgjoj ndërkombëtaret, Kurti të bashkëpunoj me ndërkombëtarët të zbatojë dhe tre pikat e daskalimit të situatës dhe në të njëjtën kohë ti kërkojë Serbisë të dorëzojë bandidët që goditën KFOR”, tha Shkullaku.

Të fundit