Flash News

E-TJERA

Shkullaku rendit provat se sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur

Shkullaku rendit provat se sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur

Gazetari Armand Shkullaku thotë se sulmi ndaj kreut të PD, Sali Berisha është një akt i paprecedentë dhe se qartazi sipas tij është një akt i kurdisur.

I ftuar në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Shkullaku rendit disa argumente për ta mbështetur këtë konstatim.

"S’ka ndodhur më parë, akt shumë i rëndë, nuk lidhet vetëm me Berishën, por goditje ndaj opozitës.

Po u bënë më shumë se 2 koincidenca nuk është më koincidencë. Përfaqësues të mazhorancës, në media e në qeveri u fry me të madhe që do ketë incidente, etj etj.

Para kësaj u ngrit një alibi dhe nga përfaqësues të mazhorancës që agjentët e kremlinit po organizojnë demonstratë në Tiranë.

Nga Niko Peleshi e me radhë, imagjino. Kishte kohë që ishte mbarsur me një frymë kundër opozitës dhe manifestimit paqësor. Koincidenca e tretë është fakti që Berishën mund ta gjesh në çdo kohë për ta goditur.

Gjëja e parë, në 12 e 24 ndodhi gjëja, pastaj thash se do përplaset turma me policinë. Mendoj se janë të gjitha këto, por më tepër si u soll me këtë ngjarje, më bën të besoj se është e kurdisur. Si me ngjarjen e Elbasanit qeveria."-tha Shkullaku.

 

Të fundit