Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Shqipëria dhe Serbia, vende me mafie në pushtet

Shkullaku: Shqipëria dhe Serbia, vende me mafie në pushtet

Gazetari dhe analisti Armand Shkullaku komentoi zgjedhjet në Hungari dhe humbjen e Victor Orban. 

I ftuar në Syri tv, Shkullaku tha se autoritarizmi i Orbanit është ideologjik, ndërkohë që modeli shqiptar është i ndërtuar mbi krimin dhe mafinë. ‘Nuk ndodh në një shtet normal që qyteti numër dy, Durrësi, të përfaqësohet nga njerëz, gjysma e të cilëve janë në burg,’ deklaroi ai.

Shkullaku pranon se Rama, si Orbani, ka ndryshuar ligjin elektoral për t'u favorizuar, por thotë se dallimi është themelor: ‘Orbani nuk e ka marrë pushtetin me banditë dhe nuk e ka mbajtur me banditë.’

"Ai rikujtoi zgjedhjet e Dibrës dhe përgjimet e botuara nga ‘Bild’, ku sipas tij u ekspozua ‘autokracia kriminale’ me të gjithë shtresat e saj: kriminelë, drejtor policie, kryetar komisioni ligjesh dhe vetë kryeministrin. 

Në bashki, apo në parlament, në zgjedhje në terren, ku të duash ti. Ta kam thënë dhe një herë tjetër, qyteti i Durrësit është qyteti numër dy i Shqipërisë. Elbasani, gjysmat e votave i kanë njerëz të krimit. Nuk e kam për numër mandatesh, ku të gërvisësh. Po nejse, nuk e kam për numër mandatesh.

Mund të mos ketë asnjë numër mandatesh, e kam, nuk ndodh në një shtet normal që qyteti numër dy të përfaqësohet nga njerëz, gjysma janë në burg. Dhe kualiteti i atyre njerëzve, po të të pyes ty me emra, mbiemra, dhe ke dëgjuar ndonjëherë të flasë në parlament, do thuash. Kush janë këta të Fushë-Krujës. Madje tani ka futur njerëz në parlament dhe vetë janë jashtë, janë, që nga zgjedhjet e Dibrës që u pa nga përgjimet që nxori Bild-i, që këtu ishte një autokraci kriminale!

Aty ishin kriminelë me drejtor policie, me kryetar të komisionit të ligjeve, me kryeministrin vetë që merrte në telefon, me përdorimin e banditëve, pra ishte e gjitha për të marrë mandatet. Kjo është specifike e Shqipërisë dhe e Serbisë nëse do. Pra janë dy vende që i kanë të ngjashme këto. Për këto dy vende flitet për mafie politike dhe mafie në pushtet. Nuk flitet për të tjerat", tha Shkullaku. 

 

Të fundit