Flash News

E-TJERA

Shkullaku: Të besosh se regjimi rrëzohet me votë, je idiot!

Shkullaku: Të besosh se regjimi rrëzohet me votë, je idiot!

Gazetari dhe analisti Armand Shkullaku thotë se kryeministri Rama po instalon një regjim dhe po i përdor ruspat si do vetë.

Teksa ka komentuar situatën politike në vend në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv, Shkullaku thotë se të besosh se një regjim rrëzohet me votë, do të thotë të jesh idiot.

Ne sot kemi një regjim i cili thotë, zgjedhjet i bëj unë, ligjin zgjedhor e ndryshoj, lekët i ndaj si dua unë, të fortët e banditët i përdor si dua unë, ndërkombëtarët i përdor si dua unë, ju mbyllni gojën, ose do vini te unë t’iu jap një kockë, ose do përfundoni.

Dal te ajo që kemi thënë vite më parë, të besosh që një regjim rrëzohet me votë, është që të jesh idiot.”-tha Shkullaku.

Të fundit