Flash News

E-TJERA

Shkullaku tregon ku gaboi Basha në vendimin për përjashtimin e Berishës: Çdo marrëveshje e tij ka favorizuar Ramën

Shkullaku tregon ku gaboi Basha në vendimin për përjashtimin e

Analisti Armand Shkullaku e ka cilësuar të gabuar vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD.

I ftuar në Opinion, Shkullaku thekson se Basha në njërën anë thotë se nuk beson mbi atë që thotë Departamenti i Shtetit, por në anën tjetër merr vendimin për t´a përjashtuar.

“Si ka mundësi të merret një vendim që nuk e beson? Nëse Lulzim Basha ka bërë një marrëveshje, qoftë edhe me SHBA, në çdo rast ai ka dalë i humbur. Ke marrëveshjen për reformën në drejtësi, sot a e kontrollon Rama këtë reformë? Ke marrëveshjen e 5 qershorit, ishte garante Yuri Kim, a shkoi në favor të Edi Ramës?

Pra çdo marrëveshje që Basha ka bërë, ka shkuar në favor të Ramës.

Në anën tjetër, nuk është hera e parë që ushtrohen presione nga SHBA mbi politikanët shqiptarë. Albin Kurtin e rrëzuan nga Qeveria dhe u bë prapë Kryeministër. E mbani mend presionin ndaj Berishës në 1997-1998, dhe prapë u bë Kryeministër.

Po kështu presione janë bërë edhe ndaj Edi Ramës apo Fatos Nanos”, tha Shkullaku

Të fundit