Flash News

E-TJERA

Efekti i 14 majit/ Shkurtohet koha pajisjes me kartë ID për qytetarët, nga 14 ditë shkon në 3 ditë

Efekti i 14 majit/ Shkurtohet koha pajisjes me kartë ID për

Kompania IdentiTek  ka shkurtuar kohën e pajisjes me kartë ID të qytetarëve. Nga 14 ditë që ishte harku kohor për t'u pajisur me kartë identiteti, tashmë qytetarët mund ta marrin për 3 ditë.

Ky shërbim mund të përfitohet përmes një pagese prej 3 mijë lekësh.

Shërbimi është krijuar për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e aplikimit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë urgjente për dokumentin e tyre të identifikimit.

Ky lehtësim nga ana e kompanisë vjen disa javë para zgjedhjeve parlamentare të 14 majit.

Në vijim të angazhimit për inovacion dhe lehtësimin e aksesit në shërbime, IdentiTek, në varësi të Ministrisë së Brendshme, synon të jetë sa më pranë qytetarëve, duke ofruar produkte e shërbime, të cilat përmirësojnë jetën e tyre.

Aplikimi kryhet në çdo zyrë IdentiTek në të gjithë Shqipërinë. Procedura është e thjeshtë:

• Blini kuponin (me procedurë të përshpejtuar);

• Merrni me vete dokumentin e vjetër ose vetëdeklarimin e humbjes/vjedhjes nga e-Albania;

• Bëni aplikimin në një nga zyrat e IdentiTek;

• Tërhiqni kartën e re po aty ku keni bërë aplikimin.

Ky shërbim është i aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë, duke përfshirë:

• Ata që pajisen për herë të parë me letërnjoftim elektronik;

• Ata që rinovojnë dokumentin e skaduar;

• Ata që kërkojnë zëvendësim për shkak të skadimit, dëmtimit apo humbjes.

Të fundit