Flash News

E-TJERA

Shmang diskutimet për “Ballkanin e Hapur”, mesazhi i Metës në takimin me ambasadorin serb

Shmang diskutimet për “Ballkanin e Hapur”, mesazhi i Metës

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadorin serb në Tiranë, Slobodan Vukčević.

Meta i ka nënvizuar nevojën për respektimin e të drejtave të plota të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë. PL i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që zhvillohet atje.

Meta bën me dije se ka shprehur mbështetje ndaj dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë. Duke shmangur temën e “Ballkanit të Hapur”, Meta ka nënvizuar se e ardhmja e rajonit është në BE.

Gjithashtu ka dhënë mesazhin se mbështet vetëm bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, duke e konsideruar si një bazë solide për një integrim të vërtetë të të gjashtë vendeve të rajonit, sipas modelit europian, mes vetes dhe në BE.

Të fundit