Flash News

E-TJERA

"Shmangia e tatimit të dyfishtë dhe evazionit", Meta dekreton tre ligje të miratuara nga Kuvendi

"Shmangia e tatimit të dyfishtë dhe evazionit", Meta
Presidenti Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje tre ligje të miratuara nga Kuvendi.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për marrëveshjen mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat, kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal.

Gjithashtu ka dekretuar një tjetër ligj do të mundësojë zbatimin e marrëveshjes së financimit për programin e veprimit IPA 2019 për Shqipërinë, duke konkretizuar më tej bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe BE, në kuadër të procesit të integrimit.

Edhe ligji i tretë ka të bëjë me shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit, por këtë herë marrëveshja është me Luksemburgun.

Ratifikimi i këtij protokolli, sipas Metës luan një rol të rëndësishëm sepse stimulojnë marrëdhëniet ekonomiko-tregtare.

Të fundit