Flash News

E-TJERA

Shmangia e votimit të dyfishtë, testohet teknologjia në zgjedhje, si u demonstrua nga Celibashi

Shmangia e votimit të dyfishtë, testohet teknologjia në zgjedhje,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizoi këtë të shtunë një demonstrim për mënyrën se si do të implementohet identifikimi biometrik.

Ndërsa të pranishëm ishin përfaqësues të palëvet politike, ata provuan se si funksionon pajisja që shërben për identifikimin e shpejtë të votuesit dhe shmang votimin e dyfishtë apo me kartë identiteti të falsifikuar.

Pasi testoi pajisjen, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se ky mjet identifikon qytetarin brenda 60 sekondash, duke zgjidhur kështu një nga problemet e konstatuara në zgjedhjet e shkuara, si votimin e dyfishtë.

“Demonstrimi i sotëm ishte paraprak për të shuar kuriozitetin dhe ishte një mundësi se kjo pajisje funksionon. Për sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, me shumë mundësi do të jetë qendra e votimit në njësinë nr 8 në Tiranë", u shpreh Celibashi.

Shmangia e votimit të dyfishtë, testohet teknologjia në zgjedhje,

Qytetari kur voton vendos shenjën e gishtit në pajisje, Më pas printohet procesverbali që e mban komisioni e më pas votuesi i drejtohet kutisë së votimit.   

Të fundit