Flash News

E-TJERA

Shmangni Llogaranë! Kamioni del nga rruga dhe bllokon qarkullimin e mjeteve

Shmangni Llogaranë! Kamioni del nga rruga dhe bllokon qarkullimin e mjeteve
Foto Ilustruese

Një mjet i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga në ‘Qafën e Llogarasë’, në vendin e quajtur ‘Çezma’, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Policia përmes një njoftimi, kërkon nga drejtues të shmangin Llogaranë deri në zhbllokimin e rrugës dhe kthimin në normalitet të qarkullimit të mjeteve.

“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës.

Në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”,  një mjet  i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është  bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet  për zhbllokimin e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për cdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre”, njofton policia.

Të fundit