Flash News

E-TJERA

Shoferi 19-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin në Fushë-Krujë

Shoferi 19-vjeçar përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Tapizë–Fushë Krujë. Një automjet i drejtuar nga një 19-vjeçar ka përplasur një këmbësor 62-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Krujë/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:45, në aksin rrugor Tapizë-Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin K. M., rreth 19 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin N. Z, rreth 62 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.


Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të fundit