Flash News

E-TJERA

Shoferi i dehur përplaset me një makinë tjetër në aksin Lezhë–Milot, humbin jetën dy persona

Shoferi i dehur përplaset me një makinë tjetër në aksin

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 01:30 në aksin Lezhë–Milot, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtetasi R. H., 66 vjeç, dhe pasagjeri i tij, shtetasi A. H., 52 vjeç.

Autoritetet dyshojnë se shkak i aksidentit ishte pozicionimi i gabuar në karrexhatë i njërit prej drejtuesve, i cili rezultoi gjithashtu në gjendje të dehur, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes vazhdojnë.

33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit