Flash News

E-TJERA

Shoferi i Lindita Nikollës dhunoi fqinjët dhe qëlloi me armë (Detaje)

Shoferi i Lindita Nikollës dhunoi fqinjët dhe qëlloi me armë

Policia ka reaguar për sherrin e ndodhur pak më para në Sukth. Mësohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, tre anëtarët e familjes Kaçi, me tre anëtarët e një familjeje tjetër, Alfred, Petrit, Arben, Martin Nikolla.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi punonjës i Gardës, i cili është dhe shoferi i kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit.

 Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, tre anëtarët e familjes Kaçi, me tre anëtarët e një familjeje tjetër, Alfred, Petrit, Arben, Martin Nikolla.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë

 

Të fundit