Flash News

E-TJERA

Shoku e braktisi në përrua pas aksidentit, asnjë gjurmë nga 30-vjeçari i zhdukur në Klos

Shoku e braktisi në përrua pas aksidentit, asnjë gjurmë nga

Vijojnë kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit Jurgen Karaj, banues në fshatin Fullqet, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë, pas një aksidenti të ndodhur disa ditë më parë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, policia dhe strukturat e emergjencës kanë shtrirë kontrollet përgjatë shtratit të lumit Mat, por pa rezultat. Kërkimet u ndërprenë në mbrëmje për shkak të errësirës dhe pritet të rifillojnë sërish.

Sipas hetimeve, Jurgen Karaj ndodhej si pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari Andi Losha, i cili humbi kontrollin dhe përfundoi në përrua. Nga verifikimet rezulton se drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga uji, por është larguar nga vendngjarja pa njoftuar policinë dhe pa i dhënë ndihmë mikut të tij, i cili mbeti në mes të rrjedhës së ujit.

Pas ndalimit, Andi Losha iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi se e kishte drejtuar automjetin në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, i cili ka ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit.

24-vjeçari akuzohet për largim nga vendi i aksidentit dhe mosdhënie ndihme, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë, Jurgen Karaj vijon të rezultojë i zhdukur.

Të fundit