Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shoqata e Bankave kërkon qartësi për afatet e ndryshimeve të pritshme ligjore dhe rregullatore

Shoqata Shqiptare e Bankave kërkoi sot më shumë qartësi, lidhur me afatet e disa prej risive të rëndësishme ligjore dhe rregullatore në proces përgatitjeje.
Në fjalën e tij gjatë konferencës vjetore të Bankës së Shqipërisë, Kryetari i Shoqatës së Bankave, Bledar Shella, theksoi nevojën për një hap më të shpejtë në hapat e nevojshme për të qenë plotësisht gati për t’u integruar në Bashkimin Europian.
“Tani nuk ka më kohë. Ndoshta para disa vitesh ishim ne që kërkonim te autoritetet më shumë durim dhe shtyrje të afateve të zbatimit të standardeve për sa kohë nuk dukej në horizont një datë e afërt e anëtarësimit në BE. Sot flasim ndryshe. Sepse kemi një horizont kohor të përcaktuar – viti 2030. Dhe në këtë afat kohor industria bankare nuk mund të mos jetë pjesë kontribuese, mbështetëse dhe zbatuese e reformave që na presin. Më lejoni të theksoj se ne jetojmë në një kohë ku zhvillimet janë dinamike dhe gjërat ndryshojnë vazhdimisht. Interesi ynë është maksimal se si do të veprohet me afatet për plotësimin e MREL për bankat sistemike, kur do të kemi ligj të ri për bankën qendrore dhe bankat e nivelit të dytë, si mund të ndryshohet skema e sigurimit të depozitave dhe kur do të jemi gati për instant payments,” tha ai.
Sipas tij, sektori bankar është plotësisht i vetëdijshëm se sfida e integrimit të industrisë bankare nëpërmjet plotësimit dhe zbatimit të kuadrit ligjor dhe rregullativ të BE-së dhe institucioneve të saj do përfshirjen e të gjithë palëve të interesuara.
“Veprimtaria bankare, e cila prej disa vitesh, në fakt, është duke iu përshtatur ndryshimeve rregullative në përputhje me standardet e BE-së, nuk vjen në këtë territor e zbrazët. Tashmë edhe qëndrimet dhe oponenca jonë ndaj ndryshimeve udhëhiqen plotësisht nga fakti nëse këto ndryshime janë në përputhje me standardet e BE-së apo jo. Kjo na ka bërë të provojmë më shpejt barrën e ngarkesës dhe të përgjegjësisë për t’i shkuar këtij procesi pa rezistencë, por me dëshirë, me energji dhe besim. Edhe pse përshtatja e legjislacionit që kërkohet është pothuajse e përcaktuar nga direktivat e BE-së, sërish roli ynë është i domosdoshëm. Standardet e reja duhen kuptuar mirë, ka nevojë për edukim dhe trajnim të stafeve që do t’i zbatojnë ato, por ka nevojë edhe për edukim të publikut për t’i kuptuar. Duke filluar që nga PSD2 dhe SEPA e në vazhdim për të tjerat. Ne si AAB na takon të jemi në krye të këtij procesi duke i trajtuar me prioritet sipas agjendës” tha z.Shella.
Ai vuri në dukje se sektori bankar ka arritur të përmbushë kërkesat e lidhura me bankingun e hapur, ndërsa ka hedhur hapa të mëdha përpara në drejtim të dixhitalizimit.
“Ne sapo mbyllëm me sukses Open Banking, e gjitha në zbatim të PSD2. Tani presim vendimin për të qenë pjesë e SEPA. Digjitalizimi, duke zbatuar kërkesat e rrepta për sigurinë kibernetike dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, ka përfshirë çdo aspekt të veprimtarisë bankare – që nga onboarding, nënshkrimi elektronik, shërbimet, pagesat utilitare, pagesat për shërbimet publike, kontrolli i llogarisë, këmbimet, etj., të gjitha në një telefon smart. Të ndërgjegjshëm se akoma kemi për të bërë për përfshirjen financiare, edhe pse me ligjin për llogarinë bazike, tashmë ekziston produkti për të tërhequr më shumë qytetarë në bankë,” u shpreh z.Shella.
Sipas tij, shifrat e deritanishme dëshmojnë qartë se industria bankare është në një moment shumë të mirë të zhvillimit të saj. Vetëm për 9 mujorin e këtij viti, sektori bankar ka dhënë rreth 281 miliardë lekë kredi për ekonominë, në rritje me 30% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Raporti i kredive me probleme ka rënë në 4.58%, niveli më minimal në 16 vitet e fundit. Rritja vjetore e depozitave 4.1%. 63% e numrit të pagesave kryhen në kanalet elektronike. Edhe vlera e përgjithshme e pagesave në këto kanale është rritur në 41%. 34% e llogarive bankare aktive janë të aksesueshme nga interneti.
Z.Shella theksoi se roli i industrisë bankare dhe kontributi i saj në zhvillimin e ekonomisë është i padiskutueshëm.
“Ne jemi krenarë që, pasi kaluam pasojat e krizës së 2008 – 2010 dhe ato të viteve 2019 e mbrapa, si tërmeti, pandemia, lufta në Ukrainë apo inflacioni, industria bankare rezultoi e fuqizuar, e mirëkapitalizuar sipas kërkesave të Bankës së Shqipërisë, me rritje të veprimtarisë kredituese, më shumë besim të publikut te bankat, më shumë digjitalizim dhe më shumë hapje ndaj publikut. Këtë trend pozitiv duhet ta forcojmë dhe përmirësojmë gjatë procesit të reformave që na bashkojnë me BE-në,” tha ai./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38