Flash News

E-TJERA

Shoqata e Biznesit letër Ministrisë së Shëndetësisë: Ora policore na ushtron presion, merrni masa ose do reagojmë

Shoqata e Biznesit letër Ministrisë së

Shoqata e Biznesit i janë drejtuar me një letër Ministrisë së Shëndetësisë, ku theksojnë se masat që janë ndërmarrë në kuadër të pandemisë, kanë vështirësuar punën e tyre dhe kanë dëmtuar fitimin.

Bizneset kërkojnë nga MSH-së lehtësira dhe rishikim të masave anti-Covid, duke nënvizuar se shifrat janë ulur ndjeshëm. Ata thotë se ora policore i privon administratorët e bareve dhe restoranteve të zhvillojnë gëzime familjare, ceremoni dhe dasma.

"Ora policore ende në fuqi, na privon nga aktivitetet që ne si biznese (lokale) zhvillojmë; (dasma, gëzime familjare e cermoni të tjera), duke na ushtruar presion të vazhdueshëm dhe nuk na lejojnë të zhvillojmë normalisht aktivitetin tonë ekonomik, brenda orarit të lejuar nga institucionet, çka na vështirëson së tepërmi ekonominë, gjë e cila reflektohet edhe te të ardhurat familjare të çdo drejtuesi biznesi", thuhet në letrën e tyre.

Bizneset i bëjnë me dije MSH-së që goditja që ata kanë marrë nga bllokimi dh emasat aktuale po i çojnë drejt falimentit. Ata paralajmojnë ministrinë se nëse nuk i jep zgjidhje shqetësimeve, administratorët e bizneseve do të reagojnë përmes protestave.

kemi marrë nga një vit mbylljeje për shkak të pandemisë së covid 19, dhe orës policore ende në fuqi, do të na e vështirësojë akoma dhe më shumë ekonominë dhe financat, duke na cuar drejt falimentit.
Është e udhës të gjendet një zgjidhje dhe reagim sa më i shpejtë nga ana juaj, në te kundërt edhe ne referuar rregullave e ligjeve në fuqi do të reagojmë.

Edhe më herët bizneset kanë kërkuar që të shtyhet ora policore, kryesisht ato të qyteteve bregdetare. Administratorët e bizneseve në Vlorë kanë paralajmëruar se nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh do të ulin qepenat të hënën, duke argumentuar se kjo masë përgjatë sezonit turistik i dëmton së tepërmi ata.

Të fundit