Flash News

E-TJERA

Shoqata e Gazetarëve Profesionsitë të Shqipërisë: Sulmi në TCH vë në pikëpyetje sigurinë e medias

Shoqata e Gazetarëve Profesionsitë të Shqipërisë: Sulmi

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë kanë dënuar sulmin me armë ndaj televizionit kombëar Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurimit, Pal Kola 60 vjeç.

Në një deklaratë, Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë shprehin solidaritet të plotë me kolegët e TCH dhe i përcjellin ngushëllime familjes së viktimës.

Shoqata shkruan se me ngjarjen e fundit vendoset në pikëpyetje siguria e medias dhe rëndohet gjendja e klimës në të cilën punojnë gazetarët shqiptaë.

DEKLARATE SOLIDARITETI ME TOP CHANNEL

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë dënojnë me forcë sulmin terrorist me armë në orët e para të mëngjesit të sotëm ndaj televizionit kombëtar Top Channel, gjatë të cilit humbi jetën roja i sigurisë.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehin solidaritetin e plotë me kolegët e gjithë komunitetin e Top Channel dhe i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjarëve të të ndjerit Pal Kola.

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë u bëjnë thirrje agjensive ligjzbatuese për hetime të sa më të shpejta dhe transparente mbi këtë ngjarje tronditëse për gjithë komunitetin e gazetarëve.

Kjo ngjarje tejet e rëndë, ku siguria e medias vihet në pikëpyetje, vecse rëndon klimën e vështirë në të cilën po punojnë gazetarët në Shqipëri.

Të fundit