Flash News

E-TJERA

Shoqata e ndërtuesve: Bashkia Tiranë na shantazhon t’i çojmë dherat në incenerator

Shoqata e ndërtuesve: Bashkia Tiranë na shantazhon t’i

Mijëra metër kub dhera që dalin nga ndërtimet në Tiranë shkojnë në landfillin e Sharrës në mënyrë anti-ligjore, pa një vendim të Këshillit Bashkiak dhe nën presionin e Bashkisë Tiranë ndaj ndërtuesve. Këto ishte pretendimet e ngritura nga kreu i shoqatës së ndërtuesve, Luigj Aleksi i thirrur si dëshmitar të martën në Komisionin Hetimor për inceneratorët.

“Me një vendim që nuk e dimë, një vendim që nuk ekziston, nga bashkia detyrohen ndërtuesit që të lidhin një marrëveshje të veçantë me përfaqësuesit e landfillit dhe  duhet të paguajmë për të gjitha llojet e dherave që gërmojmë, një taksë sikur këto janë mbetje inertesh”- dëshmoi Aleksi. Sipas tij të konsiderosh dheun mbetje është e palogjikshme dhe e paligjshme.

I pyetur se si detyrohen pa një akt zyrtar, Aleksi u përgjigj se, bashkia i bënte presion ndërtuesve nëpërmjet lejeve të ndërtimit. “Nuk japin leje ndërtimi nëse nuk shkojmë të nënshkruajmë marrëveshje me kompaninë konçensionare”- tha ai.

Aleksi sqaroi se ndërtuesit i kanë kërkuar bashkisë disa herë vendimin e Këshillit Bashkiak mbi të cilin bazohet kjo kërkesë, por bashkia nuk ua ka vënë në dispozicion.

“I kemi kërkuar sqarim (bashkisë), por ata bënë të paditurin, na thanë se dhe ne si ju jemi klientë të kompanisë konçensionare, kur në fakt ata miratojnë çmimin, në fakt ata na detyrojmë të shkojmë të bëjmë marrëveshje me landfillin”- tha ai.

Kreu i shoqatës se tarifa është rreth 350 lekë për ton, ndërkohë që dheu dheu që depozitohet, sipas tij, “është vlerë, e pasuron landfillin, nuk e dëmton, mund të përdoret për ndërtime lulishtesh, etj.”

Duke e cilësuar këtë gjë të pabazuafr në ligj Aleksi iu referua dy vendimeve të këshillit të ministrave, në të cilët  është miratuar katalogu i klasifikimit të mbetjeve. Sipas tij vetëm dherat e gërmuara nga zona të kontaminuara, apo mbetje që dalin nga prishjet,  quhen mbetje dhe duhet të depozitohen në landfill, jo dherat e tjerë.

Po ashtu ai iu referua dhe katalogut shqiptar të mbetjeve, i cili sipas tij, është në përputhje me katalogun europian, ku po ashtu përcaktohet qartë se çfarë quhet mbetje nga gërmimet dhe çfarë janë dhera të pastra.

“Në katalogun e mbetjeve, ky aneks, parashikon që kjo direktivë Europiane përcakton masat. Në lidhje me menaxhimin e dheut si mbetje, nuk parashikon asnjë detyrim për ta depozituar në landfill apo për ta trajtuar atë. Përjashtohet nga fushë veprimi toka e pa kontaminuar dhe materiale të tjera. Ky është fakti, kjo është esenca. Në një kohë, që ne çdo metër kub dhe që çojmë në landfill detyrohemi ta paguajmë si mbetje, dhe t’i japim pronarit të landfillit edhe një taksë”- sqaroi ai.

Deputeti demokrat Lefter Gështenja tha se është policia bashkiake që i detyron ndërtuesit që të shkojnë në incenerator, deklaratë e cila nuk u komentua nga kryetari i shoqatës./ BIRN

Të fundit