Flash News

E-TJERA

Shoqata e Transportit Urban paralajmëron ndërprerjen e aboneve në gusht: Subvecione ose rrisim çmimin e biletës

Shoqata e Transportit Urban paralajmëron ndërprerjen e aboneve në

Shoqata e Transportit paralajmëron ndërprerjen e aboneve në muajin gusht. Në një letër drejtuar kryebashkiakut, Erion Veliaj kërkohet subvecione.

Në të kundërt, thotë shoqata, do të rritet çmimi i biletave për qytetarët. Sipas saj, rritja e çmimit të naftës, i ak bërë të pabërballueshme kostot.

“Edhe pas përfundimit të ndihmës se pare anti-krize nga qeveria në lidhje me kompensimin e cmimit të karburantit, të gjithë operatorët gjenden të përballur me inflacionin, cmimin e rritur të karburantit dhe derivative të tij, shtrejtësisë së pjeseve te kembimit per mirembajtje, etj.

Pra në kushtet e të njejtës gjendje financiare të rënduar dhe pa një subvencion nga buxheti i shtetit, për muajin gusht e në vazhdim, operatorët e kanë të pamundur të vazhdojnë të ofrojnë shërbimin e transportit qytetës në Tiranë.

Sa më sipër, kerkojme nga ana juaj nderhyrjen e menjehershme për inicimin e miratimit të vendimit subvenionues ana e qeverise  për vijushmerine se paketes antikrize ose ne pamundesi te saj rritjen e cmimit te biletes per ta kthyer sherbimin qytetës rentable”, thuhet në letrën e shoqatës.

 

Të fundit