Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Shoqata Hidrokarbureve tregon se pse nafta në vend nuk po ulet, ndonëse ka rënë në bursa

Çmimi i naftës së papërpunuar në bursa, treguesi Brent, ka rënë së fundmi në rreth 94 dollarë për fuçi, duke arritur në nivelet e para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, pas të cilit, Brent arriti deri në 130 dollarë për fuçi (shiko grafikun e treguesit Brent në fund).
Në tregun vendas nafta aktualisht po tregtohet me 221 lekë për litër, nga rreth 190 lekë për litër që ishte në fund të muajit shkurt, përpara se të fillonte lufta, ndonëse në bursa treguesi Brent është në nivelet e fund shkurtit. Që prej fillimit të muajit mars, çmimi tavan i naftës, benzinës dhe gazit caktohet nga Bordi i Transparencës së krijuar nga qeveria, bazuar në një formulë që merr parasysh kostot e blerjes së produktit, taksat, shpenzimet administrative dhe një marzh fitimi. Çmimi i naftës në vend ka shënuar luhatje të forta gjatë kësaj periudhe, deri në maksimumin e 260 lekë për litër në fillim të marsit, por nuk ka rënë asnjëherë nën 217 lekë për litër (shiko grafikun: Ecuria e çmimit të naftës me pakicë në tregun vendas).
Mos rënia e naftës në tregun vendas me të njëjtat ritme si treguesi Brent në bursat ndërkombëtare ka krijuar shqetësim te konsumatorët dhe shoqatat e biznesit, që kërkojnë transparencë dhe reflektim të çmimeve në tregun vendas.
I kontaktuar nga “Monitor”, Luigj Aliaj, nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve shpjegoi se janë disa arsyet se pse çmimi i naftës në vend nuk reflekton ecurinë e treguesit Brent, që është referenca e naftës së përpunuar në bursat ndërkombëtare:
-Së pari, thotë ai, “jam munduar të shpjegoj me dhjetëra herë, që nuk mundesh ti referohesh çmimit të naftës bruto dhe të arsyetosh që në të njëjtën masë do të rritet dhe ulet nafta e përpunuar sa herë që ndryshon treguesi Brent në Bursa”. Aliaj thotë se çmimi i naftës së papërpunuar në përqindje ka rreth dy muaj që bie me ritme më të shpejta sesa çmimi i produktit të gatshëm, referenca e të cilit është treguesi Platts. Kjo lëvizje me ritme të ndryshme shpjegohet nga ndryshimet e ndodhura si gjatë periudhës së pandemisë, ku shumë rafineri përpunuese u mbyllën dhe më pas nuk u rikthyen më në punë, ashtu dhe nga efekti që çmimet e larta të naftës së papërpunuar sollën në kostot e rafinimit të produktit. Në këtë situatë, ndonëse oferta e naftës së papërpunuar është e lartë, ka më pak kompani që e përpunojnë atë, duke krijuar disbalanca në treg, pasi rafineritë nuk po arrijnë të prodhojnë për nevojat e tregut. Aliaj thotë se të vetmit që fitojnë nga rritja e naftës bruto janë prodhuesit, që janë komanduesit e vërtetë të çmimit botëror të naftës. I gjithë zinxhiri tjetër, përpunuesit tregtuesit, brokerues i kanë fitimet më të vogla kur çmimi rritet, pasi u duhet më shumë kapital për të bërë blerjet, ndërkohë që çmimet e larta frenojnë konsumin dhe ndikojnë negativisht në shitje. Aktualisht, treguesi Platts i naftës së përpunuar në bursa luhatet në rreth një mijë dollarë për ton.
-Së dyti, ndërsa në fund shkurti dhe fillim marsi, dollari ishte 106 lekë tani është 114, çka ka rritur kostot për litër, pasi nafta blihet në dollarë.
-Faktori i tretë dhe më i rëndësishëm lidhet me tërheqjen graduale të kompanive europiane nga blerja e naftës nga Rusia. Kjo ka bërë që tregu i Mesdheut, që është furnitori kryesor për tregun tonë të ketë kosto të rritura në transport, pasi tashmë tregjet janë larguar drejt Gjirit Persik. Si rrjedhojë, treguesit e mëdhenj të furnizimit me naftë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Europën kanë ndërruar në kontratën ekzistuese çmimet e furnizimit. “Kjo verifikohet dhe në doganë. Nga kontrata normale, me të cilën punohej deri para luftës dhe para një muaji, ku çmimi nga furnitorët për ne si treg formohej nga treguesi Platts (FOB[1]) ditën e hedhjes në treg +15 dollarë premium, në muajin e fundit kjo është korrektuar nga furnitorët me çmimin Platts (CIF[2]) +43-60 dollarë Premium” (diferenca mes ndryshimit të kontratës nga FOB në CIF është 25-60 dollarë për ton). Edhe vendimmarrja duhet të jetë e shpejtë pasi malli nuk është e disponueshëm për shumë kohë, pasi shitësi kalon direkt te blerësi tjetër.
Furnitor i kompanive shqiptare është OMV dhe aktualisht po e merr naftën nga Izraeli, ndërsa më parë e merrte në jug të Italisë, maksimumi deri në jug të Spanjës. Një pjesë e madhe e rafinerive në Europë, që përpunon naftën ruse janë mbyllur. Situata pritet të përkeqësohet në dimër, nëse Europa d të bllokojë tërësisht furnizimin me naftë ruse.
Aliaj thotë se arsyeja se pse Bordi nuk mblidhet është se për shkak të këtyre faktorëve, formula do të rezultonte me rritje çmimi. “Duke ndërhyrë në mënyrë paradoksale në funksionimin e tregut, po të mblidhej sot do të ishte i detyruar ta rriste me 6 lekë, e mbështetur kjo në fatura, dokumente, kontrata, pra me koston reale”.
“Me çmimin e djeshëm Platts /fob, nafta është blerë 992 dollarë për ton, e shumëzuar me kursin prej 114 lekë për një dollar dhe me një ton naftë që ka 1118 litra, çmimi i blerjes është 101 lekë për litër, pa llogaritur premiumin prej 80 dollarë për ton. Taksat sot janë 130 lekë për litër në të dy nivele, duke arritur në çmimin prej 221 lekë për litër. Nëse do të shtohej dhe premiumi, çmimi minimalisht sot do të rritej me 8 lekë për litër. Kjo është situata reale me kontabilitet dhe kjo është mënyra për të bërë transparencë”.
Kjo situatë është në dëm të kompanive, duke i detyruar të përdorin lloj metodash për të mbijetuar në treg.
“E kam sqaruar disa herë, që kjo punë nuk rregullohet me parulla, nuk është rruga që të sulmohet tregu dhe sipërmarrja, sepse çmimet e larta, inflacioni gjithmonë rrezikojnë të rrëzojnë demokracinë dhe tregun e lirë. Një e tillë është caktimi i çmimit në mënyrë të përqendruar”.
Aliaj shton se rrugët për të zbritur çmimin janë vetëm dy: E para përmes uljes së taksave, që sot përbëjnë rreth 60% të çmimit. E dyta kush është dashamirës i publikut të gjejë një mënyrë që të sjellë një ofertë të re në treg, me çmime më të lira.
Ai ngul këmbë se ndërhyrja e Bordit në çmime nuk u lë hapësira kompanive që të manovorojnë me blerjet, pasi askush nuk blen përtej nevojave ditore, duke sjellë në treg efektin e kundërt, pasi çmimet do të ishin më të lira nëse Bordi nuk do të ndërhynte./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38