Flash News

E-TJERA

Shoqatat e gazetarëve dërgojnë në Kushtetuese vendimin për mbylljen e TikTok

Shoqatat e gazetarëve dërgojnë në Kushtetuese vendimin

Shoqatat e gazetarëve AGSH dhe BIRN kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok. Shoqatat shprehen se vendimi bie ndesh me Kushtetutën dhe Konventën e të Drejtave të Njeriut.

“Nuk mund të shkohet në censurë të plotë dhe mbyllje të rrjeteve sociale. Kjo cenon lirinë e shprehjes dhe të drejtën e qytetarëve shqiptarë. Jemi besimplotë që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk do ta legjitimojë sepse kjo do të krijojë precedent që mund të çojë në mbylljen e rrjeteve të tjera sociale, apo mbylljen e internetit nga kjo qeveria apo qeveri të tjera që do të vijnë më pas”, u shpreh Isa Myzyraj, kreu i Asocacionit për Gazetarët Shqiptarë.

Më 6 mars, qeveria shqiptare njoftoi vendimin për mbylljen e TikTok për një periudhë 12-mujore. Sipas qeverisë, vendimi është arritur pas një ankete të realizuar me prindërit, 

Të fundit