Flash News

E-TJERA

Shoqatat e gazetarëve kundërshtuan Kodin e ri Penal, Rama ia kalon topin Arben Rakipit: Qeveria s'ka gisht

Shoqatat e gazetarëve kundërshtuan Kodin e ri Penal, Rama ia kalon

Pas reagimit të shoqatave të gazetarëve , të cilët e konsideruan Kodin e ri Penal cenim të lirisë së medias dhe mendimit kritik, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke e distancuar qeverinë nga drafti.

Ai ka shkruar në një postim në platformën "X", se as Këshilli i Ministrave dhe as Minsitria e Drejtësisë nuk kanë marrë pjesë në gartim. Sipas Ramës, drafti është vepër Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi.

“Shoh që disa shoqata gazetarësh na kanë bërë një thirrje urdhëruese për të ndërhyrë urgjentisht në draftin e Kodit të Ri Penal, çka tregon se ata që duhet të informojnë publikun për procesin e saponisur të diskutimit të këtij drafti nuk e kanë kuptuar akoma (edhe pse u tha shumë qartë nga ministri i drejtësisë) se Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Ministrave, nuk kanë marrë pjesë në hartimin e draftit po ia kanë besuar një grupi ekspertësh të nderuar, nën udhëheqjen e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Profesor Arben Rakipit.

Kështu, hëpërhë qeveria është thjeshtë njëra nga shumë palët në këtë proces dhe e kemi marrë e po e studiojmë draftin, për të ballafaquar më pas qëndrimet tona me ato të grupit të ekspertëve, gjë që ua sugjerojmë edhe shoqatave të alarmuara për lirinë e shtypit, të cilat në këtë fazë, në vend se të alarmohen duhet të ndjehen shumë të lehtësuara e të respektuara, sepse kanë të gjithë kohën e nevojshme për ta studiuar e pastaj ballafaquar draftin e Kodit të Ri Penal me grupin e punës, njësoj siç do të bëjë qeveria e siç duhet të bëjnë të tëra palët e interesuara - sidomos ato brenda sistemit, të cilat në vend se të japin deklarata sa të nxituara aq edhe qesharake për shtyp, bëjnë mirë të ulen me grupin e ekspertëve dhe të ballafaqojnë opinionet e tyre”, shkruan Rama.

Të fundit