All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Shoqatat e transportit “kërcënojnë” qeverinë: Të vazhdojë subvencioni, ose do ketë problematika me oraret dhe cilësinë

All - Paragraf - 1

Shoqatat e transportit “kërcënojnë” qeverinë:

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas dhe Shoqata e Transportit Urban e Interurban i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, ku kërkojnë vazhdimin e subvencionit në mbështetje të sektorit për shkak të çmimit të lartë të naftës.

All - Paragraf - 3

Në letër theksohet se çmimi i lartë i naftës ka sjellë mungesë fitimi. Gjithashtu premtojnë se nëse qeveria do të përmbushë kërkesën e tyre, ata do të përmirësojnë cilësinë.

Në të kundërt, ata paralajmërojnë se do të ketë problematika që lidhen me frekuencën, oraret dhe cilësinë e shërbimit. Por ata që dëmtohen janë qytetarët. 

Letra e plotë:

Me anë të VKM-së nr 255, dt 13.04.2022 “Për përcaktimin e procesverbaleve, të dokumentacionit dhe masës së kompesimit për shoqëritë e linjave të transportit qytas, rrethqytetase dhe ndërqytetase, pjesë e paketës anti krizë” dhe VKM 569 datë 25.08.2022 “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së kompensimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetase , rrethqytetase dhe ndërqytetëse, pjesë e paketës anti  krizë, faza II” u vendos kompensimi me 100 lekë/ litër nafte, për t’u përdorur për transportin duke kompensuar operatorët e transportit, në mënyrë që të mbrohen qytetarët nga rritja e çmimit dhe njëkohësisht të rritet cilësia e shërbimit të ofruar.

Nisur nga situata aktuale, në të cilën operatorët e transportit urban dhe interurban ndodhen dhe kryejnë veprimtarinë e tyre, ky kompensim nuk ka ndikuar në rritjen e cilësisë dhe as nuk ka ofruar një ndihmë të mjaftueshme për ta. Aktualisht çmimi i naftës është shumë i lartë dhe konsumi jonë bazuar në numrin e mjeteve në treg për kryerjen e veprimtarisë së transportit/frekuencën e kërkuar është shumë i lartë dhe automatikisht sjell dhe kosto shtesë, duke bërë që operatorët të operojnë në humbje ose në mungesë fitimi.

Gjithashtu gjendja e operatorëve që pas krizës Covid-19 ka qenë në situatë të vështirë, ku operatorët kanë pasur vështirësi edhe në pagimin e detyrimeve të stafit të lindura nga kontrata e punës apo pagimin e sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore të tyre.

Përpos kësaj rritja e cilësisë së shërbimit, korrektesa dhe ekzaktësia në orare janë më të vështira për tu arritur, kur operatorët janë në pamundësi financiare për të vepruar dhe nuk kanë mbështetje financiare për t’i rritur ato. Edhe në fjalimet e tyre kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku i dhanë një rëndësi shumë të madhe transportit publik, jo vetëm për numrin e lartë të punësuarve në të por edhe për rëndësinë që ky shërbim paraqet në komunitet.

Siç e tha kryeministri, kërkohet që transporti të jetë sa më shumë i përdorshëm nga qytetarët, që edhe ata qytetarë që nuk e kanë përdorur deri më sot ti drejtohen transportit publik, pikërisht për arsyet e kursimit dhe jo vetëm për çmimin, por dhe për mungesën me të cilën mund të përballet tregu i karburantit në të ardhmen.

Një nga qëllimet e realizimit të kësaj pakete ishte pikërisht kjo arsye dhe duke qenë që ende nuk është arritur, pasi kompensimi i kryer nuk ka qenë i mjaftueshëm për të ringritur shërbimin e transportit urban dhe për rritjen e cilësisë së shërbimit nevojitet mbështetje më e madhe nga organet përgjegjëse. Për këtë kërkojmë vijimësinë e subvencionimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetase dhe ndërqytetase.

Vijimësia e kësaj mbështetje kërkohet jo vetëm si nevojshmëri për t’u ardhur në ndihmë operatorëve të përballojnë kushtet e vështira të tregut dhe çmimet, por edhe për të vazhduar nismën e kësaj mbështetje, pra rritjen e cilësisë së shërbimit dhe zgjerimin e përdorimit të transportit publik, si një mjet efikas dhe i nevojshëm.

Transporti urban duhet të rrisë cilësinë e tij dhe për këtë ne jemi të vetëdijshëm. Gjithsesi bazuar në kapacitetet, vështirësitë që kemi kaluar, mungesën e mbështetjes qeveritare jemi përpjekur të jemi sa më korrekt me shërbimin e ofruar dhe të mbijetojmë për të mos shkuar drejt falimentimit.

Duke marrë parasysh që gjendja e operatorëve është ende e vështirë, çmimi i naftës është ende shumë i lartë dhe ka një peshë të madhe në këtë transport, kërkojmë që kërkesa jonë të merret në konsideratë dhe të trajtohet.

Kjo është një nevojë emergjente dhe si e tillë do vëmendje. Anashkalimi i saj do të sjellë jo vetëm vështirësi në operim por edhe problematika në praktikë mbi mjetet e transportit/frekuencën/oraret/cilësinë e shërbimit.

Përfundimisht kërkojmë nga ju vijueshmërinë e subvencionimit për shoqëritë e linjave të transportit qytetas, rrethqytetase dhe ndërqytetëse.

 

Të fundit