Flash News

E-TJERA

Shoqërimi i aktivistëve, reagon ambasada britanike: Të hetohet çdo pretendim mbi përdorimin e dhunës në protesta

Shoqërimi i aktivistëve, reagon ambasada britanike: Të hetohet

Ambasada e Britanisë së Madhe në vendin tonë ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në Shqipëri dhe për shoqërimin e disa prej aktivistëve.

Përmes një njoftimi në Facebook thuhet se ambasada i ka ndjekur zhvillimet, ndërsa thekson mbështetjen për tubim paqësor.

Në reagimin e saj ambasada bën thirrje për hetime të drejta lidhur me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës.

“Ambasada Britanike ka ndjekur zhvillimet me protestat dhe raportimet për ndalimin e disa aktivistëve në Shqipëri.

Ne nënvizojmë nevojën për të mbështetur të drejtën për tubim paqësor dhe bëjmë thirrje për hetime të drejta në lidhje me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës", thuhet në postimin e ambasadës.

Të fundit