Flash News

E-TJERA

Shoqërimi i aktivistëve, Shoqata e Teatrit Kombëtar të Kosovës: Qeveria shqiptare po tenton të shuajë zërin për drejtësi

Shoqërimi i aktivistëve, Shoqata e Teatrit Kombëtar të

Pas shoqërimit të katër aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit mbrëmë nga policia, ka reaguar dhe Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare të kësaj shoqate, dënojnë rënde dhunën e përdorur ndaj aktivistëve dhe i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që të ndërprejnë këtë qasje ndaj aktivistëve dhe qytetarëve si dhe shprehen se do e kenë mbështetjen e tyre siç e kanë pasur gjithmonë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës shprehet se qeveria shqiptare po tenton të shuajë zërin për drejtësi dhe rezistencë qytetare.

Postimi i plotë:

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës, dënon fuqishëm aktin e arrestimit dhe dhunën e përdorur mbrëm tek Pedonalja në Tiranë nga Policia e Shtetit, ndaj aktivistëve të Aleancës për Mbrojtën e Teatrit: Titi Seranaj, Donald Martini, Gentjan Hasani dhe Ergys Mërtiri.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë, pasi në mënyrë arbitrare rrënoj godinën e Teatrit Kombëtar, tani nëpërmjet këtyre reprezaljeve kundër aktivistëve, po tenton ta rrënoj edhe moralisht këtë ndërtesë, për ta shuar përfundimisht zërin për drejtësi dhe rezistencë qytetare.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës konsideron se akte të tilla dhune e represioni, nuk kanë lidhje me demokracinë dhe i bën thirrje Institucioneve drejtuese të shtetit shqiptar, që ta ndërprejnë mënjeher këtë qasje ndaj aktivistëve dhe qytetarëve, duke e kthyer drejtimin e shtetit në binarët e funksionimit demokratik.

Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës i siguron aktivistët, se ashtu siç ishte në përkrahje të parezervë për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar, është më ta edhe tani kur po cenohet liria dhe integriteti fizik i atyre që u vunë dhe janë në ballë të kësaj kauze.

SHSTKK;

20.12.2020

Të fundit