Flash News

E-TJERA

Shoqërimi në polici i Kastriot Islamit për mosmbajtjen e maskës, Meta: Hakmarrje politike dhe personale

Shoqërimi në polici i Kastriot Islamit për mosmbajtjen e
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguarsë fundmi  për shoqërimin në polici të Kastriot Islamit, i cili u ndalua duke ecur pa maskë në kodrat e Liqenit Artificial.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta e ka cilësuar si të turpshëm dhe provokativ këtë akt nga  ana e policisë.

Kreu i shtetit shpreh solidaritet me të, teksa shton se gjithçka ishte hakmarrje politike dhe personale.

“Solidaritet të plotë me Profesor Kastriot Islamin dhe ndjesë për këtë akt të turpshëm dhe provokativ, që ndodhi ndaj tij për hakmarrje politike dhe personale”, shkruan Meta.

 

Të fundit