Flash News

E-TJERA

Shoqërohen 20 punonjës të portit të Durrësit/ Kontejneri me banane u gjet i hapur para se të skanohej, dyshimet për drogë

Shoqërohen 20 punonjës të portit të Durrësit/

Dyshime për drogë në portin e Durrësit, kontejneri me banane hapet para skanerit, shoqërohen 20 punonjës të sigurisë

Policia ka shoqëruar 20 punonjës të portit të Durrësit. Pjesë e të shoqëruarve janë punonjës të sigurisë së portit dhe të terminalit.

Bëhet fjalë për një kontejner bananesh, i cili ka rezultuar i hapur para se të kalonte në filtrin e policisë dhe skanerit.

Gjithashtu i mungojnë disa arka. Policia dyshon se brenda kontejnerit mund të ketë pasur lëndë narkotike, pasi tashmë njihen rastet për transport të lëndëve narkotike në kamionët me banane.

Shoqërimet janë bërë gjatë natës, ndërsa po analizohen pamjet e sigurisë për të parë se kush ka ndërhyrë në mjet.

Të fundit