Flash News

E-TJERA

Shoqërohen dhjetëra punonjës të një 'Call Centeri' në Tiranë, pronari rezulton shtetas izraelit

Shoqërohen dhjetëra punonjës të një 'Call

Të paktën 60 punonjës të një Call Centeri në Tiranë janë shoqëruar ditën e djeshme në polici. Ata dyshohen se janë pjesë e një skeme mashtrimi kompjuterik.

Nga informacionet që po qarkullojnë në media, Call Centeri është në pronësi të një shtetasi izraelit. Ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë rast, pasi operacioni policor nuk ka përfunduar.

Hetimi për këtë skemë mashtrimi  dyshohet se ka kohë që ka nisur, pas denoncimit të bërë nga një qytetare gjermane. Autoritetet shqiptare kanë marrë informacion nga shtete të ndryshme të BE-së.

 

Të fundit