Flash News

E-TJERA

Shoqërohen në polici vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij

Shoqërohen në polici vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe

Në operacionin e policisë me urdhër të SPAK mëngjesin e sotëm janë shoqëruar Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca, vëllai i deputetit Eduard Ndreca dhe kushëriri i tij. Pas arrestimit disa javë më parë, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca u lirua më 13 prill.

 Armando Ndrecës dhe bashkëpunëtori i tij (Shpellzai) u kapën në flagrancë brenda një stani me kanabis në pyjet e fshatit Kashnjet. Kurse vëllai i deputetit u ndalua pas hetimeve pasi dyshohej se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Gjatë operacionit, në pyjet e fshatit Kashnjet, u zbulua një ambient (stan) i përshtatur me llamba që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu, u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve A. N., 27 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, të dy banues në Koplik. Më tej, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale për këtë rast u ndalua dhe shtetasi A. N., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale”,- njoftoi policia.

Të fundit