Flash News

E-TJERA

Shoqërohet në Dhërmi biznesmeni Ilir Rrapaj për koncesionin e sterilizimit, s'u paraqit në SPAK për të dhënë shpjegime

Shoqërohet në Dhërmi biznesmeni Ilir Rrapaj për koncesionin

Është shoqëruar nga policia më orët e vona të mbrëmjes së djeshme biznesmeni Ilir Rrapaj në Dhërmi.

Ai u shoqërua për tu marrë në pyetje lidhur me çështjen e koncesionit të Sterilizimit.

Sipas Balkan Ëeb, SPAK kishte bërë një njoftim në kufi që Rrapaj të shoqërohej për t’u marrë në pyetje nëse paraqitej në hyrje apo dalje të pikave kufitare.

Nuk dihet ende nëse SPAK do ta arrestojë apo jo biznesmenin, ndërsa hetimet për këtë koncesion vijojnë prej 3 vitesh nga SPAK.

Më herët SPAK ka marrë dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrit Klodian Rrjepaj.

Koncesioni i sterilizimit përllogaritet të ketë pasur një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe shtrihej në një afat 10-vjeçar.

  

Të fundit