Flash News

E-TJERA

Shoqëronte Martinajn para zhdukjes, dënohet më 2 vite e 10 muaj burg Jeton Lami

Shoqëronte Martinajn para zhdukjes, dënohet më 2 vite e 10 muaj

Dënohet me 2 vite e 10 muaj burg polici Jeton Lami sot nga Gjykata e Lezhës.

Lami është polici i cili është parë në shoqëri me Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur.

Mësohet se për shkak të gjykimit të shkurtuar Jeton Lamit, i ulet 1/3 e dënimit.

Kujtojmë që Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e Martinajt.

Ervis Martinaj ishte person në kërkim ndërkombëtar, pasi Nuredin Dumani e akuzoi atë se i kishte premtuar 500 mijë euro që të ekzekutonte rivalin e tij Endrit Dokle, kur familja denoncoi humbjen e kontakteve me të.

Të fundit