Flash News

E-TJERA

Shorti i Botërorit 2022/ Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët, ku janë vendosur dy kombëtaret

Shorti i Botërorit 2022/ Shqipëria dhe Kosova mësojnë

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka njohur pasditen e sotme kundërshtarët në eleminatoret e Botërorit 2022, që do të zhvillohet në Katar.  

Shorti i hedhur në Zyrih ka vendosur kuqezinjtë në Grupin I, ku si kundërshtarë do të ketë Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorraën dhe San Marinon. 

Takimi i parë kualifikues do të luhet më 24 dhe 25 mars 2021. Shqipëria është e pozicionuar në vazon e katërt, së bashku me Bosnjën, Slloveninë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Izraelin, Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.

Krahësuar me Kosovën, Shqipëria ka rivalë më të lehtë. Kosova është vendosur në vazon e pestë dhe në një grup të vështirë si ai “B”, ku e pret përballja me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë.

Shorti i Botërorit 2022/ Shqipëria dhe Kosova mësojnë

Të fundit