Flash News

E-TJERA

Shorti i çerekfinaleve të Champions-it, datat dhe rregulloret e sfidave

Shorti i çerekfinaleve të Champions-it, datat dhe rregulloret e

Katër skuadra janë të kualifikuara tashmë për në raundin çerekfinal të Champions League ndërsa kanë ngelur dhe tetë skuadra për të luajtur ndeshjen e dytë. Interesimi është i madh për të parë se cilat skuadra do t’i bashkohen Bayern Munich—ut, Milanit, Benficës dhe Chelsea-t.

Shorti i çerekfinaleve do të hidhet të premten e datës 17 mars në orën 12:00, në Nyon javën e ardhshme, ku me të njëjtin rast do të përcaktohet dhe rruga për në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Në këtë pikë të eventit, shorti nuk do të ketë pengesa. Pra, do të lejohen sfidat mes dy klubeve që i përkasin të njëjtës federatë, si dhe çdo përballje që më parë janë ndeshur në fazën e grupeve.

Ndeshjet që kanë mbetur pa u luajtur janë Porto-Inter, Manchester City-Leipzig të martën në 14 mars dhe një ditë më pas Napoli-Frankfurt e Real Madrid-Liverpool.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të zhvillohen të martën më 11 dhe të mërkurën më 12 prill, ndërsa të kthimit më 18 dhe 19 prill.

Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 9 dhe 10 maj sfidat e para dhe më 16 dhe 17 maj ndeshjet e kthimit.

Finalja do të jetë ditën e shtunë më 10 qershor në Stadiumin Olimpik Atatruk në Stamboll.

 

Të fundit