Flash News

E-TJERA

Shorti i Kupës së Botës: Shqipëria dhe Kosova mësojnë sot kundërshtarët e mundshëm

Shorti i Kupës së Botës: Shqipëria dhe Kosova

Sot në orën 18:00, Kenedy Center në Uashington do të jetë qendra e vëmendjes për të gjithë adhuruesit e futbollit, pasi aty do të zhvillohet shorti për Kupën e Botës 2026. Shqipëria dhe Kosova presin të mësojnë kundërshtarët e tyre, nëse arrijnë të sigurojnë një biletë për në edicionin e ri të këtij kompeticioni.

Në Botërorin e ardhshëm do të marrin pjesë 48 ekipe: 42 prej tyre tashmë janë kualifikuar zyrtarisht, ndërsa 6 të tjera do të përcaktohen nga faza Play Off, ku përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova.

Sistemi i shortit parashikon 4 vazo me nga 12 grupe secila, ku në çdo grup do të jenë 4 ekipe. Vazo e parë do të shpërndahet fillimisht nga grupi A deri te grupi L, dhe më pas do të ndiqet i njëjti renditje për vazot e tjera. Shqipëria dhe Kosova ndodhen në vazon e katërt, duke rritur mundësinë që të ndeshen me gjigandë të futbollit botëror, në rast se kualifikohen.

Për momentin, vëmendja është e fokusuar te ndeshjet e Play Off-it. Shqipëria do të përballet me Poloninë në Varshavë më 26 mars, dhe nëse arrin të kualifikohet në finale, do të luajë me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi më 31 mars.

Të fundit